“Ninxhat” e mbajnë fjalën, Naingolan: Shumë Inter dhe zero… Belgjikë! Martinez? Patetik!

Raxha Naingolan ishte mungesa e madhe e Belgjikës në këtë Botëror. Ekipi i Roberto Martinez zhvilloi një paraqitje fantastike, duke u renditur i treti në botë. Brez fantastik, skuadër spektakolare, kualitet pafund, por një lojtar si Raxha Naingolan nuk mund ta mënjanosh kurrë. Përkundrazi, një mesfushor i tillë është mëse i nevojshëm. Grintë, eksperiencë, shkatërrim balancash dhe goditje e frikshme. Pikërisht ai që i mungon Belgjikës…

30-vjeçari i Interit nuk u grumbullua në Rusi, më shumë për shkaqe personale me trajnerin spanjoll, ose pikërisht për këtë shkak. Raporti mes palëve është thyer, nuk u ngjit dot dhe nuk do ketë shance të quhet me i tillë. Naingolan i është rikthyer kësaj çështje në një prononcim për “ESPN”. Mesfushori kaloi gjatë verës nga Roma tek Interi, aty ku ndihet shumë mirë.

Mungesa në Botëror i dhemb ende, por Raxha është i sinqertë dhe flet troç. Është shprehur se nuk do të luajë më me Belgjikën dhe ai e ka të “shenjtë fjalën e dhënë. Një gjë e tillë konfirmohet sërish, madje edhe nëse Martinez largohet dhe pasardhësi i tij i lutet…

BELGJIKA – “E kam thënë që nëse nuk do të thirresha në Botëror, nuk do të kthehesha më për të luajtur me Belgjikën dhe kështu do të bëj. Unë jam njeri i fjalës. Nëse do të ndryshonte trajneri dhe i riu do të më lutej për t’u kthyer, do i thoja jo, sepse jam një njeri që e mban fjalën. Ishte bukur të luaja në Europian, një përvojë e madhe, por tani ka mbaruar.”

BOTËRORI – “Kam qenë më të vërtetë i zhgënjyer për faktin që nuk më morën pa asnjë motiv. Kombëtarja kishte lojtarë që nuk luanin me skuadra niveli dhe pavarësisht kësaj u grumbulluan. Nuk kam kërkuar asgjë, nëse do të grumbullohesha ishte për meritë dhe për faktin që kam luajtur 50 ndeshje.”

MARTINEZ – “Justifikimet e trajnerit? Të gjitha patetike… Te Roma kisha luajtur 50 ndeshje në sezon, por isha kritikuar për jetën që bëja. Mendoj se njerëzit nuk duhet të gjykojnë pa ditur gjë. Dua që njerëzit t’i mi thonë gjërat në sy. Nëse ndodhte një gjë e tillë, do i jepja dorën, edhe nëse nuk do të grumbullohesha. Nëse dikush nuk vepron kështu e humbet respektin tim.”

INTER – “Është e vështirë kur dikush të sulmon për një emërtim që e ke marrë prej kohësh. Kur një skuadër interesohet për mua, më bëjnë shumë pyetje. Mendoj se nuk jam një person i keq, të gjithë që më njohin do thonë që nuk e ka kush zemrën e Raxhës. Më pëlqen t’i bëj njerëzit rreth meje të ndihen mirë, kështu jam rritur. Tani i jam dedikuar Interit me shumë dashuri për atë që bëj. Gjithmonë kur vijnë pauzat e kombëtareve, marr 4-5 ditë pushim dhe ndihem i lumtur, sepse mund të përqendrohem te klubi im.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online