Nikaj merr Kastriotin: Më bindi projekti!

“Drejtuesit kanë një projekt ambicioz. Gara është e fortë dhe ka shumë konkurrencë”

Bujar Balliu

Kastrioti duket se e ka marrë me seriozitet këtë merkato vere dhe pragun e sezonit të ri futbollistik. Më në fund, në Krujë vendosin për trajnerin e ri i cili do të jetë Samuel Nikaj. Shkodrani i cili ngjiti në Superiore skuadrën e njohur kosovare të Flamurtarit të Prishtinës, ka vendosur që ta braktisi këtë skuadër, pasi i është afruar një tjetër projekt madhor në Krujë, që është rikthimi i Kastriotit në Superiore. Projekt që krutanët besojnë që Nikaj do të di ta realizojë me sukses, duke qenë se tashmë ka edhe eksperiencë, pasi ka trajnuar në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore. Gazeta kontaktoi dje me teknikun e sapozgjedhur, ku i mori një intervistë të shkurtër në lidhje këtë zgjedhje të tij në krye të pankinës krutane dhe trajneri shkodran tregon arsyet se pse vendosi të marrë drejtimin e Kastriotit.

– Nikaj, çfarë ju bindi që vendosët të merrnit drejtimin e Kastriotit?

Emri, por edhe projekti që drejtuesit e Kastriotit kanë për këtë sezon më bindi që ta pranoj këtë ofertë. Më duket projekt ambicioz, dhe ndihem i vlerësuar që mu besua mua ky projekt.

– Sa e njihni ju skuadrën aktuale të Kastriotit, dhe ku keni vendosur të ndërhyni fillimisht duke qenë se jemi në kulmin e merkatos tashmë?

Kontingjentin e njoh, si skuadër ka kapacitete, por ka nevojë edhe për stimuj të rinj. Në çdo repart do të ketë afrime, por do jenë të studiuara mirë.

– Keni ndonjë lojtar që do të donit ta kishit pjesë të skuadrës duke qenë se njihni mirë futbollin shqiptar?

Nuk kam emra të caktuar, por, ne do tentojmë të marrim ata lojtarë që do të na plotësonim nevojat që skuadra do të ketë në vazhdim. Megjithatë, dy lojtarë nga Kosova do të doja t’i kisha pjesë të grupit, por mbetet për t’u parë.

– Si e shikoni rivalitetin me skuadrat e tjera të grupit, pasi i vetmi që po lëviz deri më tani është vetëm Kastrioti?

Nuk do jetë e lehtë, do ketë skuadra që do organizohen siç janë ekipe si: Besëlidhja, Erzeni apo Korabi e Tërbuni, këto skuadra shoh si rivale. Por, nuk duhet harrohet Vllaznia B, pasi edhe pse nuk mund të ngjitet në elitë, do të jetë një kockë e fortë për çdo kundërshtar. Megjithatë,  ne besojmë që do ta arrijmë atë së duam, ngjitjen ne elitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online