Drama e Ajaksit, futbollisti bie pa ndjenja në fushë

Ditë mjaft e vështirë për Ajaksin, që po luante pasditen e sotme një miqësore kundër Verderit, sfidë që u ndërpre pasi një futbollist i klubit holandez mbeti pa ndjenja në fushë dhe mes panikut u transportus në spital.

Abdelhak Nuri, mesfushor 20-vjeçar i kombëtares holandeze U-21, mbeti përdhe pa ndjenja, pa u goditur nga askush.

Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, që përdorën edhe frymëmarrjen artificiale, bëri që djaloshi me origjinë marokene t’i shpëtonte vdekjes.

Një helikopter e transportoi në spital, ndërsa mësohet se futbollisti ka pasur një problem me zemrën dhe tashmë do të nisin analizat për të kuptuar çfarë ka ndodhur, pasi në teori futbollistët janë të gjithë të kontrolluar nga mjekët.

https://www.youtube.com/watch?v=oYqvkkZiZZk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online