Balotelit i kanë bërë dalje në Francë. Sulmuesi nuk është grumbulluar nga Nicë për ndeshjen kundër Reims, çka tregon se largimi i sulmuesit italian është çështje kohe. Në fat Baloteli nuk dëshiron të qëndrojë më dhe klubi nuk ka ndërmend ta mbajë kundër dëshirës së tij.
Ndërkohë në Itali kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për të ardhmen e sulmuesit, i cili momentalisht është vënë në shënjestrën e Sasuolos.
Më parë emri i Balotelit është lidhur me Olimpikun e Marsejës, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete për të përmbyllur lëvizjen e sulmuesit. Momentalisht e ardhmja e tij është në “ajër”.