Ngritën titullin përpara përfundimit të kampionatit, skuadra e Superiores uron Shkëndijën: Krenar për ju!

Shkëndija e Tetovës është shpallur për herë të katërt rresht fituese e Maqedonisë së Veriut. Skuadra shqiptare e fitoi titullin kampion 4 javë përpara përfundimit të sezonit pas fitores 3-1 ndaj Borecit. Diferenca mes vendit të parë dhe të dytit që mbahet pikërisht nga një ekip tjetër shqiptar është 13 pikë.

Skuadra e Superligës së Shqipërisë, Bylis, ka uruar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” skuadrën e Shkëndijës. “Krenarë për ju! Urojmë nga zemra ekipin FC Shkëndija për fitimin e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut!”- shkruhet në postimin e ballshiotëve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online