Xherdan Shaqiri kërkon largimin nga Liverpuli, dy klube italiane interesohen për lojtarin shqiptar

Aventura e Shaqirit tek Liverpuli nuk është aspak e mirë, teksa shqiptari që luan me Zvicrën nuk po arrin të jetë pjesë e formacionit të parë. Lojtari i ka komunikuar agjentit të tij se do të largohet nga të kuqtë edhe pse kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2023. Skuadrat e interesuara për të marë shërbimet e sulmuesit janë Lazio dhe Roma.

Të dy ekipet e kryeqytetit kanë qenë të interesuara për Shaqirin që prej të vitit 2020 dhe tashmë gjithçka mund të bëhet reale, duke ditur dëshirën e tij për tu larguar. Edhe pse Xherdani ka luajtur në Gjermani tek Bajerni i Mynihut, një rikthim në Bundesligë është pothuajse i pamundur. Sulmuesi shqiptar mund të jetë goditja e madhe e Igli Tares, që mund të sjellë te Lacio një lojtar të nivelit të lartë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online