Ardian Mema qetësohet. Edhe pse një ditë më parë Majkëll Ngo nuk u stërvit me skuadrën, sot ka zbritur në fushë. Një sinjal pozitiv, pasi sulmuesi anglez është përgatitur me skuadrën. Gjithsesi ende nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës në Kupë me Laçin.
Ngo luajti titullar të premten në miqësoren me Korabin dhe në fakt shqetësimet me gjurin po e shoqërojnë prej kohësh, por ai ka shtrënguar dhëmbët. Paraqitjet e tij kanë qenë mjaft të mira dhe te Tirana i kanë bërë gati kontratën e re. Vetë Ngo duhet të vendosë për të ardhmen.
ODUAMADI&SENTAMU – Dy sulmuesit anësorë të Tiranës ka pak ditë që po përgatiten në ambientet e kompleksit Skënder Halili. Së fundmi ata kanë bërë edhe testet fizike dhe gjendja e tyre është e mirë. Ata do të mungojnë në Kupë dhe me Kastriotin.
Nga nesër ata pritet që të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës dhe u duhet të kapin ritmin e shokëve dhe formën e duhur sportive. Pritet që pas ndeshjeve të kombëtares ata të jenë gati për trajnerin Ardian Mema. Kështu, duke para kalendarin, të dy këta futbollistë do jetë në gjendje të luajnë në sfidën e kampionatit me Laçin.