Ngo gëzon Ze Marinë, Edon Hasani e shqetëson

Tirana bëri detyrën kundër Ilirisë në ndeshjen e Kupës, por sërish ka probleme dhe tanimë shqetësimi i bardhebluve është mesfushori Edon Hasani. Mesfushori shkodrani luajti vetëm gjysmën e pjesës së parë dhe më pas doli jashtë.

Një problem në shpatull e ka penalizuar mesfushorin. Gjatë ditës së sotme do të shihet gjendja e tij dhe të përcaktohet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat me Luftëtarin.

Por nëse Hasani ka pasur probleme, ka edhe lajme të mira. Majkëll Ngo është kthyer të luajë. Ze Maria i dha disa minuta në pjesën e dytë dhe në ndeshjen me gjirokastritët mund ta nisë nga pankina. Në varësi të ndeshjes pritet të vendoset nëse do të luajë në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online