Tirana mposhti një ditë më parë Bylisin me rezultatin 5-1, ndërkohë që veç trajneri Ardian Mema nuk i gëzohet vetëm faktit që shënuan Agustin Torasa, Edon Hasani dhe Ernest Muçi (3 gola). Një tjetër lajm i mirë vjen për tifozët.
Majkëll Ngo do të jetë pjesë e Tiranës dhe Mema e pranoi një ditë më parë. Në orët e para të ditës së sotme anglezi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Ai ka postuar edhe video në rrjetet sociale.
Ngo sezonin e shkuar ishte sulmuesi kryesor i skuadrës, teksa shënoi 4 gola në kampionat dhe 6 në Kupë. Së bashku me Muçin dhe Ismael Dunga do të jenë alternativat e Memës për sulmin e Tiranës këtë sezon.