Ndeshja midis Mançester Junajtid dhe Valencias e zhvilluar më datë dy tetor, pati një fillim të pazakontë. Drejtuesit e klubit anglez i kërkuan zyrtarëve të UEFA-s shtyrjen e takimit me 15-minuta për shkak se autobusi që transportoi skuadrën ngeci në trafikun e rënduar të qytetit të Mançesterit.
UEFA pranoi një shtyrje të takimit me vetëm pesë minuta. Por, për këto 300 sekonda të çmuara në zyrat e “djajve të kuq” ka ardhur një gjobë prej 15 mijë eurosh, një shumë kjo që gjithsesi mbetet e papërfillshme për financat e Mançesterit.
Autobusi ishte planifikuar të mbërrinte në stadium në orën 19:30, por një policia e qytetit të Mançesterit nuk pranoi ta shoqëronte me eskortë autobusin, gjë që bëri që skuadra të shkonte të stadium gjysmë më vonë nga ç’ishte planifikuar.