Rojston Drenthe, ish-lojtari holandez i Real Madridit, nuk ka qenë ndër futbollistët më profesionistë. I fiksuar pas jetës së natës, femrave dhe muzikës, karriera e Drenthes në majat e futbollit europian zgjati shumë pak.
Ka qenë vetë lojtari që ka pranuar vërtetësinë e një prej çmendurive më të mëdha që ka kryer. Bëhet fjalë për një incident në kohën kur ishte i huazuar në Angli tek Evertoni në sezonin 2011/2012. Holandezi mendoi se do të ishte një ide e mirë që së bashku nën shoqërinë e dy femrave të shkonte në godinën e qendrës stërvitore për t’i treguar zonjave xhakuzin që ndodhej brenda qendrës.
E gjitha kjo po ndodhte në orën dy të natës. Forcat e sigurisë në kompleksin stërvitor nuk e lejuan Drenthen të vinte në jetë ketë plan të çmendur, që fare mirë mund ta kishte realizuar në dhjetëra hotelet e qytetit të Liverpulit.