Zyrtare/ Gjasula firmos për dy vite me klubin e ri, drejtori sportiv: Të pëlqen ta kesh shok skuadre, se sa kundërshtar

Klaus Gjasula ka ndërruar skuadër ditën e sotme. Mesfushori shqiptar ka lënë Hmburgun një vit përpara përfundimit të kontratës për të firmosur me një tjetër ekip që aktivizohet në Bundesliga 2. “Gladiatori“ i Kombëtares kuqezi ka firmosur për dy vite me ekipin e Darmshtadit dhe është prezantuar ditën e sotme në shtëpinë e tij të re. Në radhët e “zambakëve“ besimi është i madh për Gjasulën, teksa vetë drejtori sportiv, Karsten Vehlman shprehet se është një lojtar që të leverdis ta kesh përkrahë se sa kundërshtar.

“Me Klausin marrim një lojtar që do të na ndihmojë me mentalitetin dhe volumin e tij. Ai është një djalë që ju pëlqen ta keni pranë si shok skuadre dhe të cilin nuk ju pëlqen ta takoni si kundërshtar në fushë. Ai ka dëshmuar në të kaluarën se luajti një rol të rëndësishëm në ekipet e tij në mesfushën qendrore. Gjithashtu ka dëshmuar se mund të afirmohet në Bundesligën e parë dhe të dytë dhe në ekipin kombëtar të Shqipërisë. Prandaj jemi të lumtur që Klaus tani e tutje do ta vesh zambakun në gjoks”, ka deklaruar Karsten Vehlman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online