Nga ndryshon Shqipëria nga Kroacia

Rijekë, Kroaci. Bashkia e qytetit morri një vit më parë një vendim të rëndësishëm: Ndërtimin e shtatë fushave me bar natyral dhe dritë jeshile për aksionerët e klubit për të rindërtuar stadiumin e qytetit. Vendimi i parë do realizohet me financim lokal, ndërsa stadiumi me fondet e aksionerëve të klubit. Në Kroaci ka shumë eufori, sidomos për ndërtimin e një stadium të ri. Në këtë shtet pas vitit 90’ nuk është ndërtuar asnjë stadium nga e para, modern, që plotëson kushtet për të luajtur ndonjë finale europiane. Në Zagreb për shembull Dinamo dhe Kombëtarja luan në Maksimir. Stadium i vjetër ka pësuar disa rikonstruksione deri diku modeste në mesin e viteve 90. Rregullim të ambienteve të brendshme dhe tribuna pas portës që janë afruar me fushën. Në Split gjithashtu stadium i vjetër mbahet mirë. Edhe aty rikonstruksione të pjesshme, të mjaftueshme për të luajtur në grupet e Championsit apo Europa Ligës.

Si është e mundur që një shtet ku industria e futbollit lulëzon dhe merr trajtë biznesi, një vend ku klubet fitojnë miliona euro nga shitja e lojtarëve dhe përfaqësuesja është ndër më të fortat në Europë, nuk ka një strategji për stadium të reja dhe moderne?

“Gjithcka është biznes”, të thonë në Zagreb. Receta për infrastrukturën nuk ka. Turqia, për shembul, po harxhon 1 miliard dollar për ndërtimin e më shumë se 20 stadiumeve. “Ata janë shumë të pasur, ne jemi një vend i vogël, por krenar. Ne kemi tjetër koncept”. Kush është koncepti. Shteti, komunat, klubet janë përqëndruar tjetër kund. Kroacia mund të ketë numrin më të madh të fushave të futbollit në rajon. Qindra fusha, çdo klub posedon të paktën 10 terrene, ku stërvitjen fëmijë dhe ekipe moshash, deri te të rinjtë. Futbolli në Kroaci është një biznes specifik. Klubet prodhojnë lojtarë, i shesin ata nëpër Europë, fitojnë miliona euro dhe vazhdojnë po kështu, duke dhuruar më pas emra të rëndësishëm për ekipin kombëtar. Një stadium kombëtar kushton 100 milionë euro, ndërsa një fushë kushton 100 mijë euro. Hë për hë na duhen fushat.

Po Shqipëria? Një stadium kombëtar, ndoshta më moderni në rajon pritet të mbarojë për 18 muaj, ndërkohë që në 4 vitet e fundit është ndërtuar pothuaj nga e para stadium i Elbasanit dhe ai i Shkodrës. Sigurisht që çdo investim në sport e sidomos në infrastrukturë është për t’u përshëndetur, por klubet, ata që zhvillojnë futbollin dhe biznesin e këtij sporti, lëngojnë në kushte mjerane për sa i përket infrastrkturës. Qytetet gjithashtu. Në Tiranë pas vitit 1990 është bërë masakër në këtë drejtim. Komplekset dhe fushat janë zëvendësuar nga pallatet. Shteti nuk mendon pothuaj fare në këtë drejtim. Partizani e Dinamo nuk kanë madje asnjë fushë në pronësi të tyre, megjithëse kanë pasur dy nga komplekset më moderne në vend. Nëpër qytete mezi janë ruajtur anekset ose një fushë stërvitore, ndërkohë që ka metropole ku as kjo fushë nuk ekziston. Mungesa e terreneve është shkaku kryesor për varfërinë në nxjerrjen e talenteve, rritjes dhe shitjes së tyre. Në Lushnjë për shembull nuk kanë madje as një fushë ku të bëjë stërvitje ekipi i parë. E njëjta gjë dhe në Berat. Në Vlorë në dy fusha stërvitore luajnë qindra fëmijë dhe skuadra kryesore.

Ka vetëm një mënyrë që ky futboll të bëhet rentabël dhe të mbajë veten. Politikat e shtetit, ato të taksave dhe sponsorizimeve janë harruar prej kohësh, ndërkohë që marketingu asnjëherë nuk i hedh sytë drejt futbollit. Prodhimi i talenteve evidentimi dhe shitja e tyre është vetmja rrugë. Kjo nuk mund të bëhet pa ekipe zinxhirë të konsoliduara dhe pa terrene të shumta ku të luajnë fëmijët dhe të rinjtë.

Kroaci ndryshon nga Shqipëria, jo sepse e duan më shumë futbollin se ne, por sepse në ndryshim nga ne, nuk bëjnë një stadium kombëtar, por ndërtojnë qindra fusha, u lënë në përdorim klubeve dhe zhvillojnë një biznes, i cili duke parë interesin e tregut ndërkombëtar me siguri dhe këtu do ishte efikas.

Gjergji Stefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online