Kritikat e trajnerit, Neziri drejt largimit nga Kamza

Mërgim Neziri është drejt largimit nga Kamza. Lajmi raportohet nga telegrafi.com, që shkruan se mbrojtësi nga Gjilani ka pasur disa mosmarrëveshje me kryesinë e klubit dhe pritet shkëputja e kontratës.

Në fakt, Neziri ishte titullar fiks te Kamza në shtator e tetor, por rendimenti i tij nuk i pëlqeu trajnerit Ramazan Ndreu, i cili e uli në stol dhe vetëm fundjavën e shkuar në Shkodër e ktheu në formacion, për shkak se mungoi për dëmtim Hektor Idrizaj.

Edhe aty paraqitja e Nezirit nuk e kënaqi Ndreun, i cili pas ndeshjes e veçoi si një ndër lojtarët që gaboi dhe ndoshta më vonë ka pasur edhe debat mes trajnerit e mbrojtësit, i cili tashmë është drejt largimit.

Në vitet e fundit mbrojtsi ka luajtur në Gjermani e Rumani, por askund nuk ka luajtur aq shumë minuta sa te Kamza, ku prisnin shumë prej tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online