Murinjo: Juve do tripletën, Kielini dhe Bonuçi… “profesorë”

Loja e mirë nuk i mjaftoi Mançester Junajtid që në fund u mund nga Juventusi. “Djajtë e kuq” nuk i bënë dot ballë furisë së bardhezinjve, por gjatë ndeshje kishte dhe momente pikante, si ai kur Zhoze Murinjo u kujtoi tifozëve të “Zonjës së Vjetër” se ai ka mundur të fitojë rtipletën me Interin, diçka që sipas tij Juventusi po e synon.

Në konferencën për shtyp, numri një i Mançester Junajtid nuk nguroi që të përgëzonte dhe dyshen e mbrojtjes së kampionëve të Italisë, duke i cilësuar si dy “profesorë”. Murinjo në të njëjtën kohë është i vetëdijshëm se pas kësaj humbje duhet të mendojë për vendin e dytë, ku nuk do ta ketë aspak të lehtë garën me Valencian.

TRIPLETA ME INTERIN – “Tifozët e Juventusit nuk më duna mua. Koha kur unë dhe Interi fituam tripletën, ishte momenti më i vështirë për ta. Unë kam një respekt shumë të madh për Juven, si për drejtuesit, stafin dhe të gjitha ata që punojnë atje. Ata po bëjnë përpjekjet maksimale jo vetëm për të fituar Championsin, por për të fituar tripletën. Ama, për momentin diçka të tillë e kam arritur vetëm unë dhe Interi, ndaj nuk u takon tifozëve të tyre të sillen në atë mënyrë”.

KIELINI & BONUÇI – “Mendoj se Kielini dhe Bonuçi duhet të mbajnë një kurs në Havard për mënyrën se si ata qëndrojnë bashkë në mbrojtje. Janë me të vërtetë dy mbrojtës fantastikë”.

NDESHJA – “Luajtëm ndaj një prej skuadrave favorite për të fituar Championsi. Bëmë më të mirën tonë dhe mund të kishim marrë një rezultat ndryshe, duke u bazuar veçanërisht tek loja në pjesën e dytë. Juventusi ka mjaft kualitet dhe në pjesën e parë na dominuan, duke kontrolluar topin. Tani do të luajmë për vendin e dytë me Valencian, por e them sërish që në këtë ndeshje ne bëmë më të mirën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online