Nga Kërçiku te Muça, fizioterapisti i Tiranës hap “kartat”

Tirana do të ketë vetëm një mungesë në ndeshjen e sotme me Partizanin. Fizioterapisti Arzen Voci ka folur sot në “Supersport”, ku ka treguar gjendjen e skuadrës, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe situatën  Gentian Muccës, ku ka treguar se kur mund të jetë gati mbrojtësi.

KËRÇIKU – “Për herë të parë kontingjenti është i plotë, gjendja fizike e lojtarëve është e mirë. Kërçiku sapo është kthyer nga një dëmtim në pulpë,dhe është i gatshëm për trajnerin. Ka dy javë që është stërvitet.

BLAZHEVSKI – “Blazhevski kthehet nga një tërheqje e shkallës së parë, në zonën e kofshës. Po ashtu është në dispozicion për stafin teknik”.

NGO – “Mund të ketë pasur diçka të vogël me trajnerin, ndërsa dëmtimin e ka kaluar dhe është stërvitur duke marrë ngarkesën e plotë me ekipin”.

MUÇA – “Muça është një rast unik si për veten, për ne dhe për mua personalisht. Do të jetë frymëzimi dhe burim motivimi pas betejës që kaloi me jetën. Ai stërvitet shumë fort dhe me shumë vullnet. Ai thotë se unë jam gati dhe do të japë më të mirën për fanellën e zemrës. Muça shpresoj që pas fazës së janarit ta konsiderojmë si një blerje të re.

ODUAMADI – “Oduamadi pati një zhvendosje të klavikulës, kirurgët thanë se do të operohet dhe periudha e rikuperimit është pak e gjatë. Mund ta presim nga marsi që të kthehet në fushë”.

KOMBËTARJA – “Tirana është shtëpia, fillimi, çdo ditë merrem me këtë punë, ndërsa për Kombëtaren është intensive. Është nder dhe privilegj, por përgjegjësia është e madhe ashtu si dhe kënaqësia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *