Nga kampionati italian në atë francez, ja legjionarët që zbresin në fushë ditën e sotme

Në Europë janë duke u luajtur ndeshjet e fundit të kampionateve të futbollit. Skuadrat kanë ende shanset e tyre për të përmbushur objektivate vendosura fillimisht nga klubi. E tillë është edhe Ajaccio, që luan ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Toulouse-s. Ekipi ku luan Qazim Laçi është vetëm 90 minuta larg Ligue 1 dhe gjithçka varet mbrëmjen e sotme. Një fitore përkthehet në një biletë për në elitë për sezonin e ardhshëm, në të kundërt rrezikon të shkojë në fazën “play off“.

Por Qazim Laçi nuk do të jetë i vetmi shqiptar që do të zbresë në fushë ditën e sotme. Në Itali Bajrami dhe Asllani pritet të luajnë titullarë kundër Salernitanës. Gjithashtu shqiptarë të tjerë që do të kenë minutat e tyre në Serie A janë Berishadhe Vojvoda me Torinon, Manaj me Spezia-n, apo dhe Marash Kumbulla me Venezia-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:

Serie A

15:00 Empoli – Salernitana

18:00 Hellas Verona – Torino

18:00 Udinese – Spezia

20:45 Roma – Venezia

Ligue 1

21:00 Nice – Lille

21:00 Strasbourg – Clermont Foot 63

21:00 Saint-Etienne – Stade de Reims

Ligue 2

19:00 Ajaccio – Toulouse

Bundesliga e Austrisë

17:00 Tirol – Hartberg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online