Nga i dëshpëruar në hero, Hebaj thotë gjithçka me një fjali

As vetë nuk e mendonte, por futbolli të dhuron surpriza nga më të ndryshmet. Rubin Hebaj ishte ai që vendosi derbin e kryeqytetit, që e cilësoi edhe ndeshjen më të bukur të kampionatit. Dy gola të realizuar, por si ndihej shkodrani në stol? I dëshpëruar dhe duke pritur momentin e tij. Por mendoi Halili t’ia jepte një shans me golin e shënuar.

Nuk e prisja të luaja kur ndeshja ishte 0-0. Ishte ndeshje e luftuar nga të dyja pakët. Goli i pësuar bëri që trajneri të ndryshonte taktikë dhe u futa unë. Shfrytëzova dy rastet dhe jam shumë i gëzuar”, u shpreh Hebaj pas ndeshjes.

Shkodrani nuk bën polemika kur i përmendin stolin: “Është normale të jesh në stol, do preferoja më mirë të hyja në lojë dhe të shënoja nga dy gola, se sa të mos shënoja. Problemi është që të kem sa më shumë minuta dhe të kem mundësi të tregoj veten”.

“Mesazh për trajnerin dhe skeptikët? Shpresoj të jem ai bomberi i Partizanit, shpresoj të shënoj sa më shumë gola. Nuk kam asnjë problem me trajnerin, ai ka zgjedhjet e veta. Nuk më takon mua ta gjykoj këtë pjesë. Sa herë të më jepet rasti do mundohem të tregoj veten|.

“A meritoj më shumë minuta? Është mirë që ka konkurrencë, pasi na bën të rritemi të gjithë. Kushdo që të luajë do të japë maksimumin. Kjo është e rëndësishme. Shpresoj të jemi gjithmonë në vend të parë dhe të fitojë ekipi. Plani individual është i dyti në radhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online