Nga “hero” në stol, asnjë minutë për Bekim Balajn

Bekim Balaj vendosi fatin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Uellsit, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes me 11-metërsh. Shkodrani bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen miqësore, por sot e ka parë nga stoli humbjen e Akhmat Grozny me CSKA Moskën në shifrat 0-2.

Sulmuesin duket se nuk është alternativë e preferuar nga trajneri, kjo deri diku e kuptueshme, pasi sulmuesi kuqezi golin e fundit në kampionat Balaj e ka realizuar në datën 21 maj të vitit 2017 dhe që atëherë nuk ka gëzuar asnjëherë në kampionatin rus.

27-vjeçari nuk zbriti në fushë për asnjë minutë, ndoshta i ndikuar dhe nga lodhja e nga udhëtimi dhe fakti që ishte në fushë të martën. Gjithsesi, goli me kuqezinjtë mund ta ndihmojë sulmuesin që të zhbllokohet dhe të nisë e ta ndihmojë skuadrën e tij, por i duhet të rifitojë besimin  trajnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online