VIDEO | Bushiç bën ligjin, “demat” rrëzohen në Vlorë

Flamurtarit i  ka mjaftuar një gol i Tomsilav Bushiç, për të marrë pikë të plota ndaj Partizanit. Skuadra e Ilir Dajës triumfoi 1-0 ndaj kryesuesve, të cilët tani ndjenë rrezikun që Skënderbeu t’u marrë vendin e parë. Skuadra kuqezi rikthehet te fitorja pas tre ndeshjes, ndërsa në anën tjetër “të kuqtë” pësojnë humbjen e tretë në 14 javë kampionat.

Fitorja më e madhe e skuadrës vlonjate këtë javë ishte leja e Kales për t’u aktivizuar. Braziliani zbriti që nga minuta e parë, duke bërë një paraqitje fantastike që në ndeshjen e parë në stadiumin me fanellën kuqezi.

Ish-lojtari i Kukësit ishte protagonist në golin minutës së 9-të, duke shërbyer saktë për Bushiç. Një farë çlirimi për brazilianin me festën e tij të frenuar, por dhe një mesazh se mezi e ka pritur rikthimin në fushë. Shpërthen në shkallë te stadiumit, me tifozët që nuk kishin zhgënjyer me prezencën e tyre.

Pjesa e parë kishte mjaft ritëm, edhe pse ishte jo pak e vështirë për të depërtuar në mbrojtjet respektive. Partizani në disavantazhi duhej të reagonte dhe ishte disi më kërkues. Koliçi në dy raste në 45 minuta e para ishte vendimtar, duke e mbajtur portën e tij të paprekur.

Në pjesën e dytë ritmi ra disi, me vendasit që me kalimin e minutave lëshuan terren duke u dhënë mundësinë “demave” që të kishin më shumë guxim për të ndryshuar diçka në rezultat. Minutat e fundit nuk prodhuan ndonjë rast të rrezikshëm, me bregdetarët që tani shkojnë në kuotën e 22 pikëve, po aq sa dhe Teuta e Laçi, duke parë vendin e tretë.

Partizani mbetet në kuotën e 31 pikëve, por tashmë do të presë me interes ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës, për të mësuar nëse do e ruajnë vendin e parë dhe pas javës së 14-të.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
E premte, më 23 nëntor, ora 18:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI 1-0 PARTIZANI
Shënues:
Bushiç 9′

FLAMURTARI: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Useini, Batha (Hyseni 79′), Mustafa, Torasa (Beqaj 90+1′), Kale (Musta 77′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Rrapaj, Ymeraj, Ribaj.

PARTIZANI: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Mala (Hebaj 67′) , Asani, Mensah (Çinari 79′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega. Të gatshëm: Malaj, Gojkoviç, Kalari, Kote.

Kartonë të verdhë: Kale 16’/ Mensah 14′, Hila 16′, Asani  16′

GJYQTARË: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Denis Rexha; GJYQTARË LINJE:  Kreshnik Cjapi, Kreshnik Barjamaj

DIREKT
75’ – Moment i vështirë për “demat”, Xhika largon topin larg zonës së tij, por është Torasa që godet nga distanca, megjithatë argjentinasi nuk e gjen dot kuadratin e boshatisur të kryeqytetasve.
63‘ – Bushiç rreikon sërish pas një harkimi të Kotobellit, por këtë herë kroati ndalet nga Xhika.
50′ – Trashi tenton nga një goditje dënimi, por topi ndalet në mur.
36’ – Koliçi bëhet shpëtimtar me pritjen e tij, duke ndalur një goditje mjaft potente të Trashit.

34’ – Kale provon nga distanca, por braziliani rrëmbehet nga entuziazmi dhe gabon me goditjen e tij që nuk krijon asnjë rrezik për portën e Xhikës.
28′ – Alla largon me kokë një goditje të Hilës, i cili tentoi të befasonte.
9’ – Kale harkon nga majat, Bushiç me kokë nuk gabon nga fare pranë portës së Xhikës, duke gjetur golin e avantazhit.

7’ – Kale provon të godasë në hyrje të zonës, por topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Xhika.
1′ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online