Futbolli në Spanjë është shumë i rëndësishëm. Atje njerëzit nuk ngopen me fitore dhe të duhet të ngresh trofe çdo vit për të mos u quajtur dështak. Këtë e kanë pohuar shumë futbollistë, mes tyre Ksavi Hernandez dhe tani Toni Kros.
Gjermani lançoi dokumentarin e jetës së tij, karrierës dhe vështirësive që ka kaluar. Gjatë prezantimit të këtij projekti, Kros është ndalur të flasë për tifozët spanjollë dhe mënyrën sesi e shohin futbollin ata.
Ai shprehet se atje kthehesh nga hero në idiot brenda javës. Më pas Kros është përqëndruar te dokumentari. Ka falenderuar familjarët për mënyrën sesi e rritën dhe gruan e tij që e mban me këmbë në tokë.
“Ndonjëherë ndjen se shumica e gjërave në jetën tënde varen nga futbolli. Në Spanjë çështja është mjaft ekstreme. Një javë mund të jesh heroi i madh dhe javën e ardhshme shndërrohesh në idiot i madh. Gjithsesi, kam mbajtur një linjë të mesme, në këtë pjesë jam i suksesshëm.”
“Falenderoj prindërit e mi për mënyrën sesi më kanë rritur dhe arsimuar. Familja është gjëja më e rëndësishme. Kam një grua të mirë që kujdeset të jem gjithmonë me këmbë në tokë”, u shpreh Toni Kros.