Nga goli i pësuar te dyshja Bushiç-Alvesh, Daja: Ndodh që dënohesh aty ku punon shumë!

Flamurtari zhvilloi një ndeshje të mirë, por doli pa pikë nga fusha e Laçit. Trajneri Ilir Daja fokusohet te goli i pësuar në emisionin “Gol pas Goli”, diçka ku vlonjatët kanë punuar shumë, por ky është futbolli. Daja i kërkon dyshes së sulmit: Bushiç-Danilo Alvesh të ndryshojnë stilin e tyre të lojes, ndërkohë që vlerëson ambjentin në Laç, pavarëshst kushteve jo të mira të fushës.

NDESHJA – “Fusha ndikoi, sepse nuk e kam pare fushën e Laçit ne këtë ndeshje. Më bën përshtypje fakti që reagojmë pasi pësojmë. Duhet mbështetje më e fuqishme në zonën e golit. I pamë këto, por pas pësimit të golit. Ishte një lojë e luftuar në mesin e fushës dhe u ndëshkuam nga një gabim në goditje standarte.”

PRETENDIMI PËR PENALLTI – “Të them të drejtën nuk fola në ndeshjen me Partizanin për vendimet e arbitrit, por se nuk ka shumë lojë efektive. Nuk kam qejf t’i krijoj alibi lojtarëve të mi. Ishte një ambient i qetë në Laç dhe luajtëm në kushte normale. Ky është futbolli. Do të shohim përpara për të korrigjuar gabimet që kemi bërë deri më tani.”

NDËSHKOHENI LEHTË NË GODITJET STANDARTE. DËMTIME APO PËRQENDRIM JO I DUHUR? – “E dyta është më evidente. Nëse nuk je i përqendruar dhe të fitosh dyluftimet është. Punojmë çdo javë në stërvitje, por ky është futbolli. Dënohesh aty ku merr masa për një humbje përqendrimi.”

QENDRA E MBROJTJES DHE SULMI – “Deliaj dhe Pollozhani po “sakrifikojnë”, sepse nuk janë tipikë qendërmbrojtës, por na janë dëmtuar dy qendrat. Pollozhani e ka bërë detyrën, por do na shërbente më shumë në mesfushë. Bushiç do ndryshojë mënyrën e lojës. Do kërkojmë thellësi më shumë si nga Bushiç dhe nga Alvesh, i cili ka ardhur në formën e duhur fizike.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *