Duro: Luftëtari e meritoi, vazhdojmë me kokën lart

Kamza regjistroi humbjen e tretë rresht, duke u mposhtur në Gjirokastër. Goli i Rapos vendosi ndeshjen, ndërkohë që trajneri Klodian Duro “qan” mungesën e golit. Ekipi nuk ka shënuar prej tre ndeshjesh, por trajneri i Kamzës është i bindur që me punë do të arrihet te rezultatet pozitive.

HUMBJA – “Sigurisht nuk ndihem mirë, kemi stabilitet në lojë, por në një moment e pëson, ose shënon. Këtë herë e pësuam ne. Ata fituan me meritë, nuk na vodhën gjë. Duhet të shohim përpara. Kemi bërë mirë në lojë, por nuk na përgjigjen rezultatet. Nuk duhet të dorëzohemi, të vazhdojmë duke punuar dhe duke mbajtur kokën lart.”

MUNGESA E SULMUESVE – “Do vazhdojmë në këtë rrugë, kush stërvitet në maksimum do të luajë. Prandaj jam trajner, të bëj zgjedhjet e  mia. Jam i kënaqur që në pjesën më të madhe të lojës, lojtarët dhanë atë që desha. Kur ata të jenë 100% në stërvitje, do të luajnë edhe në ndeshje. Ne do forcohemi dhe kjo situatë do na kthehet në forcë.”

BESIMI I DREJTUESVE – “Besoj se e njoh mirë Shqipërinë dhe jam koherent. Që në fillim m’u kërkua të bëj një ekip të plotë dhe më pas të vijnë rezultatet. Nuk më vjen mirë për to, por edhe jam i pari të marr çdo përgjegjësi. Jam me kokën lart dhe nuk kam frikë nga futbolli. Jam rrahur me situata të tilla, që të forcojnë.”

TRE HUMBJE RRESHT – “Nuk kemi fituar ndeshjet e fundit, por janë të njëjtat lëvizje. E nisim me 4-4-2 me romb në mesfushë, por pastaj ndryshojmë shumë skema dhe lojtarë. Jam i kënaqur që ata futen në këto mekanizma. Na mungon vetëm finalizimi. Futa 17-vjeçarin Krasniqi, por edhe Fejzajn që i zbaton detyrat në stërvitje. Normalisht ndeshja është tjetër. Komplimentoj Mezanin, i cili ndodhej në të njëjtën situatë si unë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online