Nga dilema e së ardhmes te Kupa e Botës, besimtari dhe toleranti Oliver Zhiru

Kur gjërat nuk po shkojnë mirë dhe nuk po aktivizohesh shumë, ekziston gjithmonë dyshimi për të qëndruar, apo për t’u larguar nga ekipi. Një nga dilemat më të mëdha të një futbollisti është fakti, nëse duhet të qëndrojë për të luftuar për një vend në formacion, apo të largohet drejt një ekipi tjetër ku mund të luajë më shumë.

Një gjë e tillë i ka ndodhur dhe kampionit të botës me Francën, Oliver Zhiru. Ardhja e Lakazet kishte mbyllur hapësirat e pykës së Arsenalit dhe këtij të fundit i është dashur një ndihmë nga lart për të vendosur.

Në verën e vitit 2017 i jam lutur shumë zotit për zgjedhjen që duhet të bëja për karrierën time. Në përgjithësi, unë lutem rregullisht dhe kur më duhet të marr vendime të komplikuara, ia lë në dorë Jezu Krishtit”, zbulon për “Sport 24” Zhiru, i cili vendosi të largohej drejt Çelsit në janar, pas ardhjes së një tjetër sulmuesi në ekip, Pierr Abumejangut.

Një gjë e tillë i shkoi mbarë, pasi francezi u grumbullua me kombëtaren e “gjelave”, duke fituar kupën e botës. Zhiru ndalet dhe te një temë e ndjeshme, si ajo e futbollistëve homoseksualë.

Kur pashë Hitzlsperger të deklaronte orientimin e tij seksual në vitin 2014, u emocionova shumë. Deri në atë moment isha i bindur se ishte pamundur të deklaroje në botën e futbollit se ishe homoseksual. Është një gjë delikate, pasi është e vështirë të deklarosh orientimin tënd seksual pas shumë vitesh luftë me vetën. Unë jam një person ultra tolerant dhe kur më pyesin për të mbështetur fushatat anti-diskriminuese, e bëj me dëshirë”, përfundon sulmuesi 32-vjeçar i Çelsit për “Le Figaro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *