Futbollisti brazilian Uendell Lira fitoi famë botërore për golin e tij fantastik në vitin 2015, që u vlerësua nga FIFA me çmimin “Pushkash”. Ai vlerësim ndryshoi për pak kohë jetën e sulmuesit që po kalonte shumë vështirësi në aspektin financar.
Megjithëse u transferua në një ekip më të mirë karriera e tij nuk do ishte shumë jetëgjatë, pasi një mori dëmtimesh kronike në gjunjë e detyruan t’i jepte fund futbollit të luajtur në moshën 27-vjeçare. Tani jeta e brazilianit lidhet sërish me futbollin, por atë virtual.
Ish-sulmuesi ka fituar famë në vendlindje si një prej lojtarëve të mirë të videlojës së famshme “FIFA”. Me anë të kësaj loje Uendell Lira siguron të ardhura për veten dhe familjen e tij, duke fituar çmime në turne të ndryshëm që organizohen në të gjithë vendin. Së fundmi ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një gol të bërë nga ai në këtë videolojë që është po aq fantastik sa goli që i dha Pushkashin në vitin 2015.
Vcs querem gol bonito?? Então toma pic.twitter.com/lQiNJdnFjo
— Wendell Lira (@wendelllira) October 27, 2018