Nga Botërori në merkato, Manxhukiç drejt Bundesligës

0

Mario Manxhukiç pritet ta mbyllë bashkëpunimin e tij me klubin e Juventusit pas tri viteve, ku asnjëherë nuk i mungoi titulli kampion. Sipas “calciomercato.com”, sulmuesi kroat dëshiron të largohet nga Torino për të provuar një aventurë të re, kërkesë kjo që është miratuar nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Sipas medies italiane, destinacioni i ardhshëm i nënkampionit të botës do të jetë klubi  i Borusia Dortmundit. Largimi i bomberit Pierr Emerik Obamejang ka lënë një boshllëk shumë të madh në repartin e sulmit të verdhezinjve dhe në Gjermani besojnë se Manxhukiç do të ishte zënvedësuesi ideal për të zgjidhur këtë problematik.

Mosha e madhe e sulmuesit  (32)  nuk i lejon Juventusit të kërkojë një shumë të majme për kartonin e Manxhukiç dhe sipas të gjithave gjasave transferimi i tij do t’i kushtojë arkave të ekipit gjerman një shumë diku te 20 milionë euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.