Nderim Nexhipi është me statusin e një “ish”-i në ndeshjen e sotme mes Kukësit dhe Partizanit. Ish-mesfushori ka qenë kapiteni i “demave” në të shkuarën, ndërsa tani është drejtori sportiv i Kukësit.
Para ndeshjes, Nexhipi ka komentuar për “Supersport” pritshmëritë që ka për këtë ndeshje, por ai thekson se është pjesë e Kukësit dhe sot kërkon me çdo kusht fitoren.
Nderim, sa e veçantë është kjo ndeshje për ju?
Është derbi i javës. Ndeshet Kukësi dhe Partizani dhe janë takim derbi. Është emocion i veçantë, pasi kam qenë kapiteni i Partizanit ndërsa tani jam drejtues tek Kukësi. Është e vështirë që ta ndjekësh ndeshjen nga tribuna dhe të mos jesh në fushë vetë.
A do festonit nëse sot do të arrini fitoren ndaj Partizani?
Jemi pjesë e Kukësit dhe në çdo ndeshje urojmë që të fitojmë. Ne na vjen të gëzojmë pas çdo suksesi të ekipit.
Ishte një strategji për t’i vënë në trysni tifozët e Partizanit rritja e çmimeve të biletave dhe si ju duket që ndeshja luhet në këtë orar?
Ne kemi problem për tifozët, pasi luamë jashtë qytetit tonë. Është më mirë të jenë sa më shuam tifozë, çka u pa dhe në Korçë, ku ne kishim një ambient më ndryshe sportiv. Rritja e çmimeve të biletave nuk ishte për t’i vënë në trysni tifozët e Partizanit. Nuk është një orar i zakonshëm, por nuk kishim shumë mundësi për ta luajtur ndeshjen në një orar tjetër. Në Shkodër nuk luanim dot dhe e vetmja mundësi ishte që të luanim në këtë orar në Elbasan, pasi ka ndeshje dy ditë më vonë.
Cila skuadër duket favorite në këtë takim?
Kemi mungesë të madhe Rrumbullakun gjatë këtyre ndeshje dhe në pozicionin e tij është ndër më të mirët në Superiore. Kjo është një ndeshje derbi dhe ne do të provojmë që të bëjmë më të mirën për të shkuar sa më lart në klasifikim, pasi ne pretendojmë titullin kampion.
Barazimi nuk do të ishte keq?
Janë tre rezultate, por ne do të bëjmë çdo gjë që të marrim fitoren.
Nga ndryshon presidenti Demi dhe presidenti Gjici?
këtu jam më afër presidentit Gjici. Është shumë më kërkues dhe shumë më pranë ekipe, është në çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit. Do të fitojë gjithnjë. Me Partizanin kam qenë si lojtar dhe nuk kam qenë shumë afër, ndërsa tani jam drejtues. Presidenti Gjici do fitore në çdo ndeshje.