Neto rikthehet në Torino, portieri rrëfen makthin e dy viteve në stol

Portieri brazilian Neto do rikthehet ditën e nesërme në “Juventus”, aty ku luajti për dy vite. Megjithatë, lëvizja nga Fiorentina te kampionët e Italisë rezultoi një eksperiencë shumë e hidhur, pasi u aktivizua në vetëm 11 takime. Gardiani foli para gazetarëve në prag të takimit midis Juventusit dhe Valencias

EKSPERIENCA ME JUVEN – “Kam kaluar dy vite aspak të mirë me Juventusin. Nuk isha aspak i lumtur në atë periudhë. Nuk doja që të përfundonte në atë mënyrë, por tani jam i lumtur që u largova”.

DIFERENCAT ME SHEZNIT – “(Qesh) Po më vini në një pozicion të sikletshëm. Është e vështirë të flasësh për këtë gjë. Ai është një portier me shumë cilësi, i cili është paraqitur mirë të mira te Juventusi dhe te Roma më parë.

“Shpresoj që ta ndihmoj ekipin në marrjen e një rezultati të mirë. Kemi lënë pas vetes një moment shumë të vështirë, ku po luanim mirë, por rezultate nuk po vinin. Duhet të mbajmë ritmin dhe në ndeshjet në vazhdim”, përfundoi ish-portieri i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online