Nesër vendoset kualifikimi, sinqeriteti i Pirlos: Kupa e Italisë nuk i intreson askujt, por finalen e duan të gjithë

Juventusi pret Xhenoan mbrëmjen e nesërme për të vendosur se cila skuadër do të kualifikohet më tej në Kupën e Italisë. Megjithatë fillimi i këtij kompeticioni duket si i parëndësishëm për Andrea Pirlon, që e pranon këtë në një intervistë të sinqertë për “Juventus TV”.

Sipas trajnerit të bardhezinjve nuk i intereson askujt për fillimin e Kupës së Italisë, por në fund finalen duan ta luajnë të gjithë. Gjithashtu kreu i pankinës së Juventusit tregon edhe arsyen përse skuadra e tij ka arritur 3 fitore radhazi në të vit të ri kalendarik.

“Kupa e Italisë në fillim duket si një kompeticion për të cilin askujt nuk i intereson. Pastaj kur shkon në finale … Të gjithëve u pëlqen ta luajnë. Për të arritur në fund duhet të fillosh të fitosh ndeshjen e nesërme.

Aryeja e 3 fitoreve radhazi? Fuqia që vëmë në lojë, mbi të gjitha mendore. Na duhej të rindizeshim mirë pas disfatës kundër Fiorentinës dhe prandaj e bëmë të qartë se cilat ishin objektivat. Ne rifilluam me forcë, duke u përpjekur të mendojmë vetëm për veten dhe të dalim mirë në ndeshjet tona”, është shprehur Andrea Pirlo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online