FOTO/ Milionat e Tiranës nuk po funksionojnë, Ferhan Hasani pranë firmës në Kosovë

Ferhan Hasani ka qenë kryefjala e kësaj merkatoje në Shqipëri. Akordi me Tiranën ishte thuajse i mbyllur. Vetë presidenti Halili zbuloi se për të ishte bërë një sforco e madhe ekonomike, ndërsa u përfol për një shfër prej 350 mijë eurosh në 1 vit e gjysmë kontratë si dhe shtëpi në vilat më luksoze të kryeqytetit. Por duket se milonat e bardhebluve nuk po funskionojnë.

Pas lajmit për bllokimin e merkatos së kampionëve në fuqi të Superiores, “Buba“ ka hedhur sytë nga klubet e tjera, duke marrë kështu nën shqyrtim ofertat që i kanë mbërritur. Nga India e deri në një rikthim te Shkëndija, Hasani gjendej në një udhëkryq të madh, që tashmë është rritur edhe më shumë pas futjes në garë të një tjetër klubi.

Bëhet fjalë për kampionët në fuqi të Kosovës, Drita, e cila kërkon shërbimet e lojtarit të njohur shqiptar. Drejtuesit e “Intelektualëve” janë takuar me Ferhan Hasanin, së bashku me disa ish-bashkëlojtarë të tij në Gjilan. një foto e siguruar nga “Gazeta Sheshi“ tregon 30-vjeçarin në të njëjtën tryezë me trajnerin dhe drejtorin sportiv të Dritës, që duket se është pranë firmës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online