“Duhet karakter të dalësh mirë”, Konte bën prapakthehu me Eriksenin dhe i jep rol të ri: Pres shumë prej tij

Interi do të përballet me Fiorentinën mbrëmjen e nesërme për të synuar kalimin në fazën tjetër të Kupës së Italisë. Një përballje kjo që do të sjellë edhe risi në formacion. Konte më në fund ka vendosur t’i japë një vend titullari Kristian Eriksenit. Danezi është harruar në stolin zikaltër që prej mbërritjes në Milano dhe trajneri i Interit shpesh është vënë në qendër të kritikave për mosaktivizimin e një lojtari të tillë që erdhi me shumë bujë në skuadër.

Por Konte ka bërë prapakthehu dhe nesër i jep shansin Eriksenit të bindë në fushë, duke e hedhur në pozicionin e “playmakerit”. Në një intervistë të dhënë për “Rai Sport”, kreu i pankinës zikaltër shprehet se pret shumë nga mesfushori në sfidën e nesërme.

“Ka momente të favorshme dhe më pak të tilla në sezon për një lojtar. Duhet të kesh karakter që të dalësh mirë. Ne patëm mundësinë dhe kohën për të punuar në rolin e ri, atë të “playmaker”-it, atë që luan Brozoviç. Pres përgjigje të mëdha prej tij nesër”, ka thënë Antonio Konte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online