Nëntori ishte i Plakut, nderohet sulmuesi

Sebino Plaku ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të sezonit në Superiore, deri në këtë moment, duke ndihmuar jo pak Kamzën me lojën dhe golat e tij. Për 32-vjeçarin largimi nga Korça, pas disa golave vendimtarë në verë në Europa League, ka qenë zgjedhja e duhur, sepse në Kamzë është bërë lojtar kyç dhe shumë i vlerësuar nga klubi.

Tashmë Plaku nderohet edhe me çmimin Lojtari i Muajit, që jepet çdo muaj nga Shoqata “Sporti na bashkon”.

Më parë ishin nderuar Ali Soue dhe Sabien Lilaj, të dy të Skënderbeut, ndërsa nëntori ishte i Plakut, pasi i shënoi 2 gola Kukësit në barazimin 2-2 në Kamzë, i shënoi Skënderbeut në Korçë në barazimin 1-1 dhe gjithashtu shënoi në fitoren 2-1 ndaj Lushnjes. Në 4 ndeshje kampionati në nëntor Kamza nuk pësoi humbje dhe grumbulloi 8 pikë, duke luajtur shumë mirë, ndërsa një kontribut të madh dha edhe Plaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online