Nedved: Dibala duhet të bëjë ndonjë sakrificë në jetën private

Juventusi do të ndeshet me Totenhemin në Champions League, në 1/8-at e finaleve dhe në Nion ishte i pranishëm edhe zëvendëspresidenti i Juves, Pavël Nedved, i cili komentoi shortin duke folur për Premium Sport: “Short normal, nuk jemi ndeshur kurrë me Totenhemin në kupat e Europës, ndërsa humbëm në një miqësore këtë verë, të shohim vitin e ardhshëm. Totenhemi është një skuadër shumë slide, me një trajner të shkëlqyer, i cili shfrytëzon nj potencial të mrekullueshëm sulmues”.

DIBALA – Nedved ka folur edhe për Dibalan, në vështirësi kohët e fundit: “Është 24 vjeç, mund të ketë ulje e ngritje në moshën e tij, por e di që klubi i qëndron pranë. E vetmja këshillë që mund t’i jap është që të përqendrohet në maksimum te stërvitja dhe te fusha, të bëjë sakrifica në jetën private, përndryshe nuk bëhet dot lojtar i madh. Alegri ul në stol çdo lojtar që nuk është në formë, edhe Higuain është ulur në stol”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online