Kapiteni i Mançester Junajtid është Antonio Valencia është në muajt e tij të fundit te “Djajtë e Kuq”. Futbollisti ekuadorian është pjesë e Junajtid prej nëntë sezonesh, por të gjitha shenjat e tregojnë se kontrata e 33-vjeçarit nuk do të rinovohet dhe në verë Valencias i duhet të kërkojë një klub të ri.
Valencia ishte një ndër lojtarët e preferuar të Zhoze Murinjos, por me shkarkimin e portugezit ekuadoriani është zhdukur nga skuadra. Nën drejtimin e Ole Gunar Solskjaer 33-vjeçari është aktivizuar vetëm një herë.
Tekniku norvegjez preferon të përdorë në rolin e mbrojtësit të majtë anglezin Eshli Jang, ndërsa zgjedhje e dytë është portugezi Diogo Dalot, i cili u ble nga Porto për 20 milionë euro gjatë merkatos së verës.