Nejmar mendon largimin, ka vetëm një dëshirë

Nejmar është objektivi kryesor i Realit të Madridit, por për ta marrë brazilianin duhet paguar një mal me para te francezët e PSG. Verën e shkuar në arkat e Barcelonës shkuan 230 milionë euro, teksa u pagua klauzola për të transferuar brazilianin.

Katalanasit nuk kishin në plan ta shisnin, por synimi i Nejmar ishte të bëhej lider në një tjetër skuadër, në mënyrë që të kishte mundësinë të fitonte “Topin e Artë”. Me PSG-në fitimi i titullit është detyrim, kurse në Champions duhet diçka më shumë se milionat e shpenzuara.

Tashmë “El Mundo Deportivo” vjen me një lajm të bujshëm: Nejmar dëshiron rikthimin te Barcelona. Por kjo nuk është aspak e lehtë, pasi klubi katalanas nuk ka aspak ndërmend që të fillojë negociatat, për shkak se braziliani u largua verën e shkuar duke shfrytëzuar klauzolën.

Me Barcelonën të vendosur për të mos hyrë në bisedime, e gjitha mbetet një dëshirë e lojtarit, i cili në Francë ka ndeshur në problematika të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *