Nejmar: E patë, tani disa duhet ta mbyllin gojën!

Nejmar sezonin e fundit ka pasur probleme me dëmtimet, ndërkohë që edhe pas rikthimit pati një tjetër shqetësim që bëri të humbiste Copa America me Brazilin. Sulmuesi ka dhënë një intervistë dhe shfaqet i gëzuar që shokët e skuadrës ia dolën të triumfonin.

Futbollisti i PSG nuk nguron të thumbojë: “Asgjë nuk varet nga një lojtar, sepse është një grup, është skuadra e Brazilit dhe nuk varet vetëm nga një person. Kjo ka shërbyer për shumë njerëz që ta mbyllin gojën, të flasin më pak dhe të tregojnë respekt për të gjithë lojtarët.

Askush nuk e di çfarë ndodh brenda grupit, askush nuk e di se si ne ndihmojmë njëri-tjetrin, pavarësisht formës, pavarësisht nëse unë isha duke luajtur apo jo. Jam lumturuar shumë prej tyre që fituan Kupën e Amerikës, më shumë edhe nëse do të isha në fushë”, është shprehur Nejmar në një intervistë për Reuters.

Në lidhje me rikthimin te PSG, ai ka shtuar: “Dëmtimi po kalon, me t’u kthyer në Francë do të stërvitem normalisht me grupin, në 100 për qind të mundësive të mia. Ishin ditë të vështira pas dëmtimit, por më duhet të fokusohesha, të kujdesesha që të mund të kthehesha sa më shpejt të mundja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online