Qëndrimit të Nejmar në Paris po i vjen fundi. Braziliani i ka deklaruar drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet në Barcelonë. Kelaifi është përgjigjur dukë thënë se nuk mban asnjë mezor dhe nëse vjen oferta e duhur, Nejmar e ka rrugën e lirë. Ndërkohë, Mesi ka kërkuar që drejtuesit të futen në bisedime për të risjellë Nejmar në “Camp Nou”.
Lajmet e reja nga Spanja e afrojnë edhe më shumë 27-vjeçarin me katalanasit. Emisioni sportiv “GOL” tregon se Nejmar ka shfaqur interes për një shtëpi në Barcelonë. Madje ata shkojnë më në detaje kur shprehen se ai dëshiron të njëjtën vilë që kishte para se të largohej nga Barça për në Paris.
Kthimi i Nejmar pritet të ribashkojë edhe një herë një nga treshet më të frikshme të historisë me të, Suarez dhe Mesi. Gjatë kohës që ata ishin bashkë në ekipin blaugrana shënuan mbi 300 gola së bashku. Shifra që mund të përsëriten me rikthimin e O’Ney në Barcelonë.