Negociatat kanë nisur, Interi projekton rikthimin e rëndësishëm

Interi po tenton të arrijë akordin me Kaljarin për të transferuar Nikolo Barelën në “San Siro”, por 22-vjeçari nuk është mesfushori i vetëm që po synohet.

Zikaltrit duan edhe Mateo Kovaçiç. Edhe kroati dëshiron rikthimin në ekipin me të cilin luajti gjatë viteve 2013-2015. 25-vjeçar ishte i huazuar te Çelsi sezonin e shkuar. Paraqitjet e tij ishin pozitive, por bllokimi i merkatos së “Bluve të Londrës” e riktheu në Madrid.

Zidan nuk e llogarit pjesë të skemave të tij dhe “Los Blancos” po kërkojnë t’i gjejnë një sistemim të ri. E ardhmja duket Interi, i cili ka nisur negociatat me agjentin e Kovaçiç. Tani mbetet të arrihet akordi mes klubeve, me zikaltrit e Kontes që preferojnë huazimin me të drejtë blerje të lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online