Në Spanjë e bëjnë të sigurt: Lopetegui shkarkohet nesër, Konte pret biletën për në Madrid

Pak orë pas humbjes turpëruese 5-1 të Real Madridit në transfertën ndaj Barcelonës ka ardhur dhe lai më “bomb” i mbrëmjes. Gazeta më e shitur në vend Spanjë, “MARCA”,  ka raportuar se gjithçka ka mbaruar për Hulen Lopeteguin si trajner i skuadrës “Los Blancos”.

Sipas burimeve të besueshme pranë klubit, Florentino Perez ka humbur krejtësisht besimin te trajneri që emëroi katër muaj më parë, pas dorheqjes së papritur të Zinedin Zidan. Ditën e nesërme pritet të shpërndahet komunikata zyrtare për shkarkimin e 52-vjeçarit, një vendim ky që vjen me një kosto shumë të lartë edhe për një klub me financa si të Realit, pasi Lopetegui do të përfitojë 18 milioën Euro mbas shkarkimit të tij.

Pasuesi i Lopeteguit do të jetë italiani Antonio Konte, i cili mund të mbërrijë nesër në Madrid, por nëse ardhja e Kontes shtyhet me disa ditë për shkak të negociatave të kontratës së re, trajneri i përkohshëm do të jetë Santiago Solari, tekniku aktual i skuadrës B të Realit, i cili me shumë gjasa do të jetë në stolin e madrilenëve ditën e mërkurë në përballjen e Kupës së Mbretit ndaj ekipit gjysmëprofesionist të Melijas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *