Barcelona nxjerr në shitje Samuel Umtitin. Mbrojtësi francez nuk është më një pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe Barça mendon të përfitojë sa më shumë prej tij. Manovrat jo të ndershme para rinovimit të kontratës dhe kundërshtimi i kërkesës së klubit për t’u operuar pas dëmtimit, e shtyjnë Bartomeun ta shesë 25-vjeçarin dhe të shikojë opsione të tjera.
Gazeta “Sport” është ajo që nxjerr informacionin dhe tregon se Barça pretendon të fitojë të paktën 50 milionë euro nga kampioni i botës. Umtiti nga ana e tij është shprehur se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” dhe të luftojë për vendin e titullarit me Lengle, por nuk janë të këtij mendimi drejtuesit.
Juventusi dhe Bajerni i Mynihut janë klubet që kanë treguar interes për Umtiti, por akoma me një ofertë zyrtare. Anglezët me shumë mundësi do të hyjnë më seriozisht në garë, duke parë nevojën për cilësi në mbrojtje. Barça nga ana e saj nuk e ka aspak me nxitim dhe nëse nuk vjen një ofertë 50 milionëshe, mbrojtësi do qëndrojë në Katalunjë.