Në Shijak e kanë me Disiplinën: Vazhdon masakrimi!

Pas publikimit të masave ndëshkimore të Komisionit të Displinës në FSHF, tifozët e Erzenit kanë dalë me një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale, teksa e quajnë një masakrim dënimin që i është bërë trajnerit të portierëve në këtë skuadër, Arjan Hoxha. “Pas katër muajsh të penalizuar nga Komisioni i Disiplinës, me Dinamon luajtëm me tifozë. Por edhe këtu nuk mbetëm pa ndëshkim, këtë herë ndaj një zyrtari në skuadër. Masakrimi vazhdon”.

Ja vendimi i KD në FSHF: “Zyrtari i KF “Erzeni”, Arjan Hoxha, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe qëndrimi në territorin përreth fushës së lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online