Në Serbi e akuzuan për dronin, Olsi Rama bëhet pjesë e Partizanit!

E kemi parë në stadium, sa herë që luan Partizani, kryesisht brenda fushe. Por, siç duket, tashmë do të jetë më shumë se sa një tifoz, sepse Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të vendit, pritet të zgjidhet drejtor i përgjithshëm i klubit të kuq, pasi kështu ka vendosur presidenti Gaz Demi, por edhe këshilltari Luçiano Moxhi. Lajmi është bërë publik nga gazetari Fatjon Shehu në “Rubrika Sportive” në RTSH dhe nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga klubi i kuq, që në fakt shpesh nuk i zyrtarizon lajmet ose i publikon shumë kohë pasi dalin në media.

Olsi Rama, për ata që e kanë harruar, është përmendur sidomos në Beograd, pas dronit, teksa u akuzua nga mediet serbe se ishte ai që mbante telekomandën e famshme dhe pilotoi dronin…

One thought on “Në Serbi e akuzuan për dronin, Olsi Rama bëhet pjesë e Partizanit!

  1. Prandaj nuk ka per te fituar titull Partizani, se e drejton Mafia! Ky klub nuk eshte asgje tjeter vecse nje lavatrice parash.
    Nje keshille per “guerrilasit”: Durim bijte e mi, se andej nga 2050-ta do ta fitoj titullin Partizani. 😛

Leave a Reply to Demi i kuq Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *