Po Moxhi, pse nuk kritikohet? A shpëtoi Preiti?

Nëse në vendin e “big” Luçiano Moxhit do të ishte një shqiptar, tani do të ishte “masakruar”. Në fakt është e pafalshme për një emër të madh si Moxhi të bëjë autogola të tillë. Po, po, autogol! Partizani i fazës së parë dhe për rrjedhojë i gjysmës së parë të sezonit ishte një eksperiment i dështuar nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm, Luçiano Moxhi. U afruan lojtarë të dobët dhe kampionati u nënvlerësua. Kjo solli edhe rezultatet negative dhe daljen e ekipit nga gara për titull që në fazën e parë të kampionatit.

E nëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi, ai është Moxhi. Të bëjë një hap përpara dhe të kërkojë ndjesë që e nënvlerësoi Superligën dhe ndërtoi një Partizan të dobët. Merkatoja e janarit është momenti për të shlyer fajin, por tifozët e kuq janë të acaruar, pasi sezoni është mbyllur pa nisur mirë, të paktën ëndrra për titull do të mbetet e tillë edhe për këtë edicion futbollistik.

Një tjetër emër që ka qenë mjaft i rrezikuar ka qenë edhe drejtori sportiv Antonelo Preiti. Burime të ndryshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se është kërkuar zëvendësues edhe për të, por nuk është gjendur personi i duhur. Në kushte të tilla duket se edhe Preiti e kalon këtë stuhi, por kjo nuk do të thotë se ai do t’i shpëtojë edhe shtrëngatës së janarit. Mbeten për t’u parë pozitat e tij që janë lëkundur ndjeshëm në klubin e kuq.

Italiani i ka qëndruar afër ekipit dhe është i pranishëm në çdo stërvitje të ekipit, por forma e skuadrës lë shumë për të dëshiruar dhe sigurisht që edhe Preiti mban përgjegjësitë e tij për lojtarët e afruar gjatë verës.

3 thoughts on “Po Moxhi, pse nuk kritikohet? A shpëtoi Preiti?

  1. Po duhet mare pergjegjsi
    Moggi Por te partizani kjo histori eshte e njejte çdo vite ne merkaton e janarit sa lojtar u blene deshtuan po edmond haxhia nuk japi pergjegjsi per deshtimin e merkatos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online