Sapo ka zyrtarizuar Blerim Kotobellin, por duket se Partizani vazhdon të kërkojë mbrojtës të majtë, çuditërisht.
Sot klubi i kuq ka afruar në stërvitje mbrojtësin malazez Nikola Çelebiç, i cili do të qëndrojë pak ditë në provë.
Bëhet fjalë për një mbrojtës 27-vjeçar, i cili ka luajtur kryesisht në kampionatin malazez, por ka provuar edhe kampionatin serb dhe atë boshnjak.
Në sezonin aktual e nisi me Radnik Bijeljinan në Bosnje, duke qenë titullar edhe në ndeshjet e turit të parë në Europa League, por pas shtatorit nuk luajti më.
Në janar u kthye në Mal të Zi, duke luajtur titullar me Gërbaljin dhe duke shkuar deri në finalen e humbur të kupës së Malit të Zi.
Mbrojtës pozicionin, me një të majtë të saktë, Çelebiç shpreson të impresionojë Starovën, edhe pse duket një lëvizje e çuditshme, tani që në krahun e majtë është afruar Kotobelli.