Egnatia është duke arritur rezultate fantastike në këtë sezon të Superiores. Padyshim që kjo mund të quhet surpriza më e bukur e këtij edicioni në elitën e futbollit shqiptar. Me stadiumin e mbyllur dhe temperaturave të larta, tifozët kanë zgjedhur sërish që të shohin ndeshjen nga afër dhe jo në komoditetin e shtëpisë. Disa prej tyre kanë gjetur tarracën e pallateve më të afërta për të parë përballje kundër Bylisit. /Sport Ekspres/