Lojtari që fiton dashurinë e tifozëve me shikim të parë! Sondazhi për Armando Brojën, tifozët e Chelsea nuk duan që të shitet

Armando Broja është lloji i lojtarit që fiton dashurinë e tifozëve me shikim të parë. Nëse kjo ndodh edhe te Chelsea, atëherë nuk duhet të ketë shumë diskutime për mbështetësit në Shqipëri të Kombëtares.

Pavarësisht se Broja nuk ka treguar thuajse asgjë nga potenciali i tij me londinezët, pak lëvizje dhe driblime kanë mjaftuar që tifozët e Chelsea të besojnë te ky futbollist. Në një sondazh të fundit të medias së dedikuar për këtë skuadër, “CFC Blues”, 66% e votuesve ishin për qëndrimin e Brojës te Chelsea, 9% për largimin e tij dhe pjesa tjetër për huazim. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online