Në Korçë nxjerrin mësim, nuk duhen përsëritur gabimet si me Tiranën

Skënderbeu edhe këtë edicion duket se do të jetë një nga pretendentët kryesor për titullin kampion. Ndonëse kishte shumë skepticizëm nga të gjithë për Skënderbeun e ri dhe me shumë ndryshime, deri më tani korçarët kanë bërë mjaft mirë dhe ndodhen në krye të klasifikimit, si dhe nuk kanë humbur asnjë nga 5 ndeshjet e para.

Në takimin e fundit me Tiranën, skuadra nuk shkëlqye shumë, ndonëse në fund nuk doli duarbosh. Ajo që ra më shumë në sy ishin gabimet e bëra, që mund t’u kishin kushtuar shtrenjtë lojtarëve bardhekuq. Lulaj dhe Radas ishin protagonistë në dy raste me ndërhyrjet e tyre, të cilat sipas moviolës, duhet të ishin ndëshkuar maksimalisht me kartonë të kuq. Gjyqtari gabo në të dyja rastet dhe i fali kampionët, duke i ndëshkuar mbrojtësit vetëm me kartonë të verdhë.

Në Korçë kanë analizuar ndeshjen me Tiranën dhe u kanë bërë të qartë lojtarëve se nuk u falen më të tilla gabime, pasi skuadra jo vetëm që mund të penalizohet për ndeshjen që luhet, por dhe atë pasardhëse. Gabimet e tilla janë kërkuar që të evitosh nga drejtuesit. Skënderbe ka një ndeshje delikate në Durrës këtë fundjavë, ndërsa më pas do të vijë sfida me Kukësin në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online