Gjatë tri viteve të fundit, biznesmenë të ndryshëm në Kinë kanë filluar të derdhin shuma të jashtëzakonshme në futbollin vendas. Futbollistë me emër si Oskar dhe Hulk paguhen mbi 20 milionë, ndërsa nëpër të gjithë vendin janë ngritur akademi me kosto që i kalojnë të 100 milionë dollarët.
Megjithatë, këto investime nuk po tregojnë efekt te kombëtarja kineze, që drejtohet nga trajneri legjendar italian Marçelo Lipi, madje dhe kombëtërja U21 drejtohet nga një trajner me emër si holandezi Gus Hidink.
Për t’i dhënë fund kësaj “shterpësie” të frikshme talentesh, klubi kinez Gaungzhou RF ka lidhur një kontratë me akademinë më të mirë në Europë, përsa i përket prodhimit të talenteve, Ajaksit të Amsterdamit. Në provincën e Guangzhout kanë zbarkuar trajnerët më të mirë holandezë me mision për të ndryshuar në mënyrë revolucionare mënyrën se si stërviten brezat e rinj kinez. Të shohim a do i dalin aty ku qindra kolegë të tyre kanë dështuar.