Në kërkim të goleadorit, të gjitha rrugët të çojnë te Beloti

Roma do një sulmues. Edin Xheko ka oferta dhe mund të largohet, por edhe mosha e tij nuk është se garanton shumë edhe për të ardhmen. Synohet ai që do ta pasojë boshnjakun dhe drejtuesit verdhekuq e kanë gjetur atë.

I përzgjedhur është Andrea Beloti. Italian, e njeh mirë Serinë A, për nga karakteristikat është pikërisht lojtari që përshtatet me lojën e Romës. Ka uri për të fituar dhe ende është në rritje si futbollit. Shumë faktorë që e bindin Romën të investojë te sulmuesi i Torinos.

Sot, në përballjen me Torinon një sy do të jetë edhe nga Beloti. Para dy sezonesh shënonte 26 gola në Serie A dhe gjysma e Europës u vu pas tij. Çmimi ishte “i kripur” dhe mbeti në Torino. Këtë sezon ka shënuar 7 herë, më shumë se Xheko e Shik së bashku. Katër herë e kanë gjetur rrugën e rrjetës sulmuesit aktualë të Romës.

Beloti e ka rigjetur ritmin sërish, por ndërkohë Torino nuk është se heq dorë fort kollaj. Do duhen 40 deri në 50 milionë euro për të nisur negociatat. Dy klubet kanë raport të mirë dhe kjo është një plus për arritjen e një marrëveshjeje. Sot mund të nisin “xixat” e para.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *