Mario Balotelit i përfundon kontrata me Marsejën ditën e fundit të qershorit dhe e ardhmja e tij është e paqartë. Megjithatë, në Itali i besojnë ende dhe kanë përgatitur një ofertë për 29-vjeçarin (i mbush në gusht).
Parma po insiston për ta rikthyer në Serie A dhe ka gati një ofertë interesante për të. Klubi emilian i ofron Balotelit një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon.
Potenciali i sulmuesit italian nuk vihet në dyshim, por Super Mario nuk ka reshtur kurrë së krijuari probleme vetes. Faza e dytë me Marsejën ishte shumë pozitive në aspektin e paraqitjeve dhe golave, ndërsa tani mund të vijë rikthimi në Itali pas tre vitesh e gjysmë.